E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Vendi

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të plagosur dërgohen te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me forcë me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ato të urgjencës.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Rrëshenit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të dëmtimeve të marra, ata janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment të Rrugës së Kombit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë