Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 July 2026
Vizion fokus

Ferran Torres vulos Botërorin, Spanja rrëzon Argjentinën dhe ngre...

Pas marrëdhënieve të tensionuara, Trump dhe Sanchez takohen në...

Krizë e thellë në Iran, radikalët akuzojnë udhëheqjen për...

Dita e 50-të e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë...

Dy tërmete godasin Perunë, 6 viktima dhe dhjetëra të...

Shqiptarët kopjojnë në biznes, por çelësi suksesit është identiteti

Punë ka, por nuk ka likuiditet! Ngërçi i bizneseve...

Marrëveshja/ Mijëra aplikime për pension me Italinë

Përballja për Kupën e Botës mes Spanjës dhe Argjentinës,...

Tragjedi! Trageti fundoset në Atlantik me 133 persona në...

Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran

19 Korrik 16:39

Pyetje të reja mbi situatën e brendshme në Iran janë ngritur pas një raportimi të rrjetit televiziv saudit Al-Hadath, i cili, duke cituar një burim sigurie izraelite, pretendon se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk ndodhet më në territorin iranian.

Sipas raportimit, Mojtaba Khamenei, i cili mori drejtimin e Republikës Islamike pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, nuk është shfaqur publikisht që prej marrjes së detyrës dhe deri tani ka komunikuar vetëm përmes deklaratave me shkrim.

Një prej këtyre mesazheve u transmetua edhe një ditë më parë nga televizioni shtetëror iranian, ku udhëheqësi suprem paralajmëronte se Irani dhe “fronti i rezistencës” do t’i japin “mësime të paharrueshme” Shteteve të Bashkuara nëse rifillojnë luftën.

Ai akuzonte gjithashtu Uashingtonin për shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit, duke thënë se “firma e presidentit amerikan nuk ka vlerë”.

Burimi izraelit, i cituar nga Al-Hadath, pretendon se këto mesazhe nuk janë shkruar nga Mojtaba Khamenei, por nga kreu i ri i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ahmad Vahidi, së bashku me drejtues të tjerë të lartë të këtij institucioni.

Sipas të njëjtit burim, përplasjet e brendshme në Iran kanë arritur në një nivel që, sipas tij, “kërcënon vetë ekzistencën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike”. Ai pretendon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë përfshirjen e Izraelit në një sulm të ri amerikan kundër Iranit, edhe në rast se Teherani ndërmerr një sulm ndaj Izraelit.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet iraniane, amerikane apo izraelite.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran Khamenei Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ferran Torres vulos Botërorin, Spanja rrëzon Argjentinën dhe ngre trofeun

më shumë...

Pas marrëdhënieve të tensionuara, Trump dhe Sanchez takohen në finalen e Botërorit 2026

më shumë...

Zjarr masiv në Gjirokastër, flakët përfshijnë sipërfaqe pyjore mes dy fshatrave

më shumë...

Krizë e thellë në Iran, radikalët akuzojnë udhëheqjen për “grusht shteti”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:08

Ferran Torres vulos Botërorin, Spanja rrëzon Argjentinën...

10:37

Pas marrëdhënieve të tensionuara, Trump dhe Sanchez...

10:25

Zjarr masiv në Gjirokastër, flakët përfshijnë sipërfaqe...

10:22

Krizë e thellë në Iran, radikalët akuzojnë...

9:58

Studimi zbulon ushqimet që ndikojnë në humor,...

9:36

Dita e 50-të e protestës në Tiranë,...

9:14

Dy tërmete godasin Perunë, 6 viktima dhe...

8:46

Shqiptarët kopjojnë në biznes, por çelësi suksesit...

8:23

Punë ka, por nuk ka likuiditet! Ngërçi...

8:01

Marrëveshja/ Mijëra aplikime për pension me Italinë

7:39

Përballja për Kupën e Botës mes Spanjës...

7:17

Tragjedi! Trageti fundoset në Atlantik me 133...

6:48

Aksident në Fier, plagoset 47-vjeçari, dërgohet në...

6:43

Rusia godet disa qytete ukrainase, 4 viktima...

6:16

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

6:01

Ethet afrikane prekin derrat në Serbi, shpallet...

5:35

Këto 3 shenja të zodiakut do të...

5:21

Gazetari sportiv gjendet i vrarë në Itali,...

5:06

Trump u bën thirrje republikanëve: Përfshini Iranin...

4:39

Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të plagosur dërgohen...
  • Shkuan për kontroll, mbahen peng punonjësit e Tatimeve në re...
  • Vrasja makabër në Indi, gruaja i futi gjarprin helmues në dh...
  • Ish-drejtoresha e postës 340 herë në kazino bashkë me bashkë...
  • Tragjedi! Trageti fundoset në Atlantik me 133 persona në bor...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.