E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Përballja për Kupën e Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, publikohen formacionet zyrtare

Këtë të diel luhet finalja e Kupës së Botës, mes Spanjës dhe Argjentinës.

Spanja mbërrin në këtë sfidë në formë të jashtëzakonshme. Iberikët kanë pësuar vetëm 1 gol gjatë gjithë turneut dhe nuk kanë qenë asnjëherë në disavantazh. Kombëtarja spanjolle ka 37 ndeshje radhazi pa humbje në kohën e rregullt.

Reklamë

Në anën tjetër, Argjentina vazhdon të tregojë karakter kampioni. Në gjysmëfinale përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1, duke siguruar finalen e shtatë në historinë e saj në Kupën e Botës.

Bilanci është plotësisht i ekuilibruar, 6 fitore për Spanjën, 6 për Argjentinën dhe 2 barazime.

Reklamë

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të kësaj finale.

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: Simon; Porro, Laporte, Cubarsi, Cucurella; Rodri, Fabian; Lamine Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal

Argjentina: Emiliano Martinez; Montiel, Romero, Lisandro Martinez; Tagliafico, De Paul, MacAllister, Enzo Fernandez, Nico Gonzalez, Lionel Messi, Julian Alvarez.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë