E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Halloween, origjina, legjendat dhe mitet

Halloween, që festohet çdo 31 tetor në Shtetet e Bashkuara, dhe tashmë në çdo vend të botës, e ka origjinën e saj në Irlandë rreth 2500 vjet më parë, në festën e njohur si Samhain. Në kalendarin kelt, kjo datë shënonte fundin e vitit dhe Keltët organizonin ceremonira për të nderuar shpirtrat e të vdekurve.

Gjatë kësaj nate, ata vishnin kostume të frikshme për të trembur fantazmat, duke besuar se qenie të tjera do të vizitonin të gjallët. Tradita e Samhain u ruajt dhe u përcjell nga emigrantët irlandezë në Shtetet e Bashkuara në mes të shekullit të 19-të.

Reklamë

Një nga simbolet më të njohura të festës është kungulli i gdhendur me një qiri brenda, i njohur si Jack-o’-lantern. Sipas një legjende irlandeze, një burrë me emrin Jack, pasi mashtroi djallin, mbeti i dënuar të endej në errësirë me një prush të vendosur brenda një rrepe të zbrazur. Më vonë, në Amerikën e Veriut, rrepa u zëvendësua nga kungulli.

Me kalimin e kohës, Halloween ka evoluar duke përfshirë elemente nga kultura të ndryshme. Sot, festa përfshin aktivitete të ndryshme, si veshja e kostumeve, dekorimin e shtëpive dhe “trick-or-treating,” ku fëmijët kërkojnë karamele nga fqinjët. Kjo festë, ndryshe nga më parë, tani sjell një atmosferë argëtuese dhe shumë pak frike, duke bashkuar njerëzit përmes festave dhe filmave horror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.