Parashikimi i motit për ditën e diel

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell).
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit si dhe gjatë ditës me intensitet të ulët. Hera – herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Reshje bore me intensitet të ulë në relievet malore mbi 1100-1200metër mbi nivelin e detit kryesisht në veri-verilindje, lindje – juglindje.
Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri ën 19 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celcius.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s, valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.




