Deputeti Lefter Maliqi u ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen në këmbë për të të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

 

Sipas Maliqit, qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka shkatërruar vendin, duke detyruar gjithnjë e më shumë qytetarët të emigrojnë jashtë vendit.

 

 “Duhet të ngrihemi, fatet e vendit janë në rrezik, krimi na rrezikon. Kryeministri akuzon edhe prokurorin dhe Prokurorinë e Durrësit si të lidhur me bandat. Ka ardhur koha të largohet dhe të rikthehet vota e lirë e shqiptarëve. 2 milion euro një rrugë. 11 km rrugë rurale i kam bërë si kryetar komune për 2 milionë euro. Ky është turp, vendi është në alarm. Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve duke nisur vetes sime se ne, nuk jemi deputetë të zgjedhur nga populli, jemi të emëruar në lista nga kryetarët. Ky Parlament është qesharak, është një mandat qesharak. Po nuk u rrëzua ky sistem elektoral, po nuk u rrëzua kjo oligarki na bie të ikim të gjithë që nga unë i pari. Duket sikur jemi të qetë por jemi të qetë sepse kanë ikur të gjithë. Këtu kanë mbetur fukarenjtë, kanë ikur të rinjtë”.

 

Gjithashtu deputeti ka përshëndetur dhe procesin zgjedhor në Kosovë ku është shprehur se i vetmi njeri që nuk i vë interesat vetjake mbi ato të popullit është Edi Rama.

 

“Përshëndes kryeministrin e ardhshëm të Kosovës që me siguri do të jetë Albin Kurti, pavarësisht qëndrimeve që mbajtën edhe në Shqipëri për shkak të akuzave të tij edhe ndaj Baton Haxhiut i cili është njeriu më i urryer jo vetëm në Kosovë, që Rama e mban si këshilltar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *