Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi...

Rrëqethëse, gruaja sjell në jetë foshnjën mes rrënojave të...

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani,...

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli...

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

Del rregullorja/ Fushata në PD nis nesër, ja si do të votohet për kryetarin e ri

23 Maj 22:27

Duke nisur nga e hëna, 24 maj, në Partinë Demokratike do të nisë fushata elektorale.

 

Katër kandidatët për kreun e PD-së do të kenë mundësinë të shpalosin programet e tyre.

 

Sipas rregullores së miratuar nga Kryesia e PD-së, gara duhet të jetë e ndershme dhe e e barabartë, kurse nga garuesit kërkohet të tregohen me integritet e të shmangin gjuhën e dhunës.

 

Në rregulloren e siguruar nga gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu, janë përcaktuar edhe rregullat sesi do të kryhet procesi i votimit.

 

Pjesë nga rregullorja:

 

Komisioni i Votimit dhe Numërimit përbëhet nga 3 anëarë titullarë, të caktuar nga Komisioni Zgjedhor i Partisë, me propozim të Kryesisë së Degës dhe anëtarë vëzhgues si përfaqësues nga secili kandidat. Secili kandidat ka të drejtë të caktojë një anëtar vëzhgues, që duhet të jetë anëtar partie i degës përkatëse. Kryesia cakton me konsensus një nga Nënkryetarët si Kryetar të Komisionit. Nëse nuk ka konsensus caktimi bëhet me shumicë votash. Fleta e votimit miratohet nga Komisioni Zgjedhor jo më vonë se 7 ditë para datës së zgjedhjeve. Renditja e kandidatëve do të bëhet me short në Komisionin Zgjedhor në prani të përfaqësuesve të kandidatëve. Komisioni i Votimit dhe Numërimit paraqitet në Qendrën e Votimit (QV) një orë përpara fillimit të procesit dhe përgatit ambientin e QV për realizimin e rregullt të procesit të votimit. Ai hap zarfin me Fletët e Votimit dhe bën gati Komisionin për fillimin e procesit. Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Të drejtën për votim e ka çdo anëtar Partie që është i regjistruar në Regjistrin Bazë të Antarësisë në PDSH dhe plotëson kushtet e parashikuara në pikën 2, të nenit 22 të Statutit. Lista e votuesve miratohet nga Komisioni Zgjedhor jo me vonë se 5 ditë para ditës së zgjedhjeve. Secili kandidat ka të drejtë të caktojë një auditues për procesin e gjenerimit të të dhënave nga sistemi elektronik i antarësisë, i cili pa patur të drejtën për kopjimin e të dhënave, bën monitorimin e procesit të gjenerimit të të dhënave të antarësisë nga sistemi dhe verifikon nëse ka apo jo modifikime të papërshtatshme në sistem. Zyra e IT dhe Sekretariati Organizativ në Partinë Demokratike kujdeset për garantimin e kësaj të drejte. Votuesi paraqitet përpara Komisionit me mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, apo patentë) dhe ia dorëzon atë për verifikim anëtarit të Komisionit që është caktuar përgjegjës për administrimin e Listës së Votuesve. Nuk lejohet fotografimi apo çdo formë tjetër e dokumentimit të mënyrës së votimit. Nëse anëtari i Komisionit konstaton se votuesi po fotografon apo dokumenton mënyrën e votimit, njofton menjëherë Kryetarin e Komisionit dhe vota e votuesit nuk hidhet në kutinë e votimit, konsiderohet fletë e dëmtuar dhe futet në zarfin e fletëve të dëmtuara. Në këtë rast votuesi humbet të drejtën e votimit.

Kutitë e votimit, fletët e papërdorura, të dëmtuara, listat e votuesve dhe procesverbali i mbylljes së votimit administrohen nga Komisioni i Votimit. Kryetari i Komisionit shpall me zë të lart mbylljen e procesit të votimit dhe menjëherë fillon procesin e përgatitjes së ambientit të QV për realizimin e procesit të Numërimit. Procesi i Numërimit të votave fillon jo më vonë se 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit. Pas mbylljes së votimit dhe administrimit të të gjithë dokumentacionit, Komisioni i Votimit hap kutitë dhe kryen numërimin e votave për secilin kandidat. Numërimi i votave kryhet nga Komisioni i Votimit dhe Numërimit. Numërimi bëhet në prani të të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe është i hapur për mediat dhe për anëtarësinë.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
PD Rregullorja votime zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Debati për Banjat e Bënjës, Rama nxjerr pamjet plot me vizitorë dhe fton qytetarët: Ejani çdo fundjavë

më shumë...
Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnikov

më shumë...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, por projekt rigjenerimi

më shumë...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për protestën: S’mund të dorëhiqemi dhe të lëmë çdo gjë në mes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:53

E rëndë në Itali, shoku i futet...

10:32

Qëlloi me automatik drejt servisit të celularëve...

10:11

EMRAT/ Goditen dy raste të kultivimit të...

9:47

E rëndë në Lezhë/ Tentoi të vriste...

9:40

Debati për Banjat e Bënjës, Rama nxjerr...

9:23

Rrëqethëse, gruaja sjell në jetë foshnjën mes...

8:59

Mijëra banorë në Zelandën e Re mbeten...

8:31

Rama ndan pamjet: Muzeu i Lundrimit në...

8:24

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord...

8:06

Moti, 27 qershor: Deri në 38°C temperaturat,...

10:26

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe...

9:57

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk...

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

Më të klikuarat

  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.