Plot tre orë ankthi në det të hapur kanë kaluar 280 pasagjerët e tragetit “Rigel 1” mëngjesin e kësaj të diele.

 

Një problem në paketën e kontrollit bëri që trageti linjës Durrës-Bari të pësojë një “black out” rreth orës 03:00 të mëngjesit.

 

Si pasojë e defektit trageti ka qëndruar në det të hapur për rreth tre orë deri sa të bëhej ftohja e motorëve në mënyrë që teknikët të ndërhynin dhe të riparonin defektin në sistemin e kontrollit.

 

Por edhe pse kapiteni I anijes ndezi manualisht një prej motorëve në mënyrë që të sillte energjinë në target, moti I keq ka shkaktuar akoma më shumë panik në radhët e pasagjerëve.

 

Si rezultat i erës se fortë trageti është zhvendosur drejt Barit ndërsa ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.

 

Për këtë gjë Guardia di Finanza dhe roja bregdetare italiane kanë qenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast rrezik mbytjeje.

 

Por vetëm rreth orës 6 të mëngjesit trageti është nisur pas vënies në funksion e riparimit të defektit.

 

Pritet që trageti të ankorohët në orën 16:00 në portin e Durrësit me 280 pasagjerët dhe 40 automjetet qe gjenden në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *