Subscribe

Shqipëria ka vepruar e koordinuar me partneret e NATO-S  dhe Bashkimit Europian ne çështjen e dëbimit te diplomateve ruse, por jo vetëm.

 

Zëvendësministri i jashtëm Etjen Xhafaj ka rrëfyer ne emisionin “7pa5” ne Vizion Plus edhe komunikimin e ngushte mes vendeve partnere deri ne detajimin e dëbimit.

 

Ndërsa per sa i përket çështjes se negociatave me Greqinë, numri dy i diplomacisë shqiptare konfirmoi praninë e ministrit te jashtëm Kotzias te enjten ne Tirane.

 

Mirëpo Xhafaj ne nje fare mënyre pranoi se kryeministri Tsipras e ka shtyre vizitën ne Shqipëri, pikërisht prej shtyrjes se negociatave.

 

Zëvendësministri i jashtëm nuk harroi te theksoj edhe heqjen e vizave ne mënyre te njëanshme nga Shqipëria prej 1 prillit per nje numër vendesh si Rusia, Kina,  Bjellorusia etj, per te nxitur shtetasit nga këto vende te vijnë si turiste ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *