Subscribe

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë në Kosovë është zhvilluar këtë të martë mes konflikteve verbale.

Tensionet filluan pasi ministri  i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kërkoi të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti por nje gjë e tillë u refuzua nga kryetari i Komisionit, Bekë Berisha.

Pas largimit nga salla e ministrit Svecla dhe drejtorit të policisë, kryetari u përplas edhe me deputetet e  tjerë nga lëvizja VV, të cilët e akuzuan atë që po bën show mediatik para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Berisha pretendoi  se ministri Sveçla ka kryer shkelje në menaxhim të situatës dy pikat kufitare edhe pwr kete arsye eshte thirrur vecmas.

 

BEKE BERISHA

 

KRYETARI I KOMISIONIT PER ÇESHTJE TE SIGURISE

 

“Ti je ekip e jemja. Ju jeni mësuar me do vota me shpëtua këtë njeri që ka bo gabime. Unë e kam thirr drejtorin ndaras prej ministrit. Sillu si komision, pse ki frikë me marrë me pyet ministrin ndaras nga drejtori. Ky u mësua si deputet mos me i respektua rregullat, ka shku i ka shkel rregullat atje na ka qit faqen e zezë, e ka kthy KFOR-in në veri, pse duhet me pas drejtorin e Policisë me veti. Hajde jashtë edhe ti”

 

Kryetari i komisionit sqaroi se mbledhja e 12 tetorit u thirr për të raportuar rreth operacionit në veri disa ditë më parë, ku Qeveria e Kosovës zbatoi masën e reciprocitetet për targat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *