E enjte, 15 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjendet në përrua i pajetë një 65-vjeçar në Korçë, dyshimet e para

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në fshatin Qatrom, në qarkun e Korçës.

Trupi i tij është konstatuar në një përrua të thatë nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Reklamë

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se 65-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë