E diel, 11 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 minuta më parë
Video · Vendi

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë nartotike të mbjella në zonat e thella

Të paktën 20 grupe nga Policia e Tiranës me urdhër të drejtorit të qarkut Oliger Torba kanë zbarkuar mëngjesin e kësaj të marte në zonat malore të Krujës në kuadër të operacioneve antikanabis.

Prej afro një muaji me hetime proaktive, por dhe me metoda të monitorimit të zonës me pajisje teknologjike janë evidentuar disa parcela dhe objekte që përdoreshin për kultivimin e kanabisit.

Reklamë

Operacioni, ku janë përdorur edhe dronë të cilësisë së lartë, është shtrirë në territorin e fshatrave të thellë të Krujës.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike kanabis.

Reklamë

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën edhe për kontrollin e ambienteve të mbyllura, ku dyshohet se mund të rriten bimë narkotike duke përdorur llamba.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për të zbuluar zonat me risk ku mund të kultivohet hashashi.

Gjithashtu po hetohen edhe persona personave dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Më shumë video

Reklamë