Subscribe

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi se opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe se do të respektojë dekretin e Presidentit Ilir Meta.

 

Në një prononcim për mediat, Shehi paralajmëroi se në 30 qershor opozita nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve dhe se do të përballet me atë që ai e quajti “juntë e re politike” në çdo cep të Shqipërisë.

 

“Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore. Ne nuk i njohim këto janë votimet e zotit Rama, ne do të ndjekim dekretin e presidetit Ilir Meta i cili është në fuqi. Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe. Më 30 qershor nuk do të ketë votime. Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntën e re politike. Ne këto zgjedhje nuk i njohim. Më 30 nuk do të ketë votime. Rrezikshmëria e këtij grupi është kaq e madhe sa justifikon cdo lloj forme rezistence”

 

I ndalur tek vendimi i Kolegjit Zgjedhor për mosnjohje të dekretit të Metës, Shehi tha se Kolegji nuk ka as vlerë juridike e as politike.

 

“Kolegji është fantazëm, nuk ka vlerë as jurudike dhe as politike. Aty janë disa fatkeqë që i ka rënë rasti të marrin vendime të këqija për veten”

 

Kreu I LZHK, I bëri deklaratat pas takimit që aleatët zhvilluan me kreun demokratë, Lulzim Basha në selinë blu, ku diskutuan në lidhje me aksionin opozitar të javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *