Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Tërmet i fortë godet një ishull jugor në Filipine

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë...

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër,...

DASH: Rreziku i terrorizmit në Shqipëri nga kthimi i luftëtarëve nga Siria dhe Iraku

3 Nëntor 12:26

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin për Terrorizmin ku përmblidhen arritjet dhe sfidat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate për të luftuar dhe mposhtur organizatat terroriste gjatë vitit 2018. Megjithë arritjet kundër organizatës terroriste Shteti Islamik, raporti thotë se Evropa vazhdon të përballet me një numër kërcënimesh nga organizata të huaja terroriste, nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, nga terrorizmi i kultivuar brenda vendit, si dhe nga terroristët e mbështetur nga Irani.

Ndër vendet evropiane që ndërmorrën hapa konkrete kundër terrorizmit të mbështetur nga regjimi iranian, përmendet edhe Shqipëria. Në seksionin për Shqipërinë thuhet se vendi vazhdoi të mbështesë me forcë përpjekjet anti-terror, si dhe vazhdoi të marrë pjesë në Koalicionin Global për Mposhtjen e ISIS-it. Kërcënimi terrorist në Shqipëri vjen nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, si dhe nga përpjekjet për radikalizimin e rinisë shqiptare drejt dhunës. Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin iranian, në përgjigje të një plani të sponsorizuar nga Irani për kryerjen e një sulmi terrorist në Shqipëri. Shqipëria vazhdon të përfitojë nga programet e asistencës së financuara nga qeveria amerikane për trajnimin e prokurorëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, hetuesve financiarë, analistëve të zbulimit dhe gjykatësve. Megjithë përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me “efektshmëri të ulët” në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare.

Në raport thuhet se Kosova vazhdoi të luftojë rrezikun e terrorizmit nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova vazhdon të jetë vend anëtar i Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it. Mbi 400 burra, gra dhe fëmijë kosovarë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për t’iu bashkuar grupeve terroriste. Rreth 70 prej tyre kanë humbur jetën. Rreth 130 individë u kthyen në Kosovë, ndërsa rreth 200 të tjerë vazhdonin të qëndronin në zonat e konfliktit. Situatia politike dhe e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdoi të kufizojë mundësitë e qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj. Megjithatë qeveria e Kosovës forcoi masat ligjore kundër terrorizmit dhe miratoi një strategji të re anti-terror për periudhën 2018-2022. Autoritetet e zbatimit të ligjit demonstruan kapacitetet e duhura për të diktuar dhe parandaluar disa plane terroriste në Kosovë dhe jashtë saj, ndërkohë që Departamenti amerikan i Shtetit i mbështeti këto përpjekje nëpërmjet Programit të Asistencës Kundër Terrorizmit. Ndër nëntë rastet gjyqësore dhe hetimore për 29 të dyshuar, përmendet edhe ai i muajit maj 2018, kur u dënuan tetë të akuzuar për planifikimin e një sulmi në Shqipëri ndaj ekipit izraelit të futbollit, si dhe më herët ndaj objekteve të tjera në Kosovë. Qeveria e Kosovës vlerësohet se ka vazhduar të demonstrojë vullnetin e nevojshëm politik për zbatimin e ligjit dhe sigurinë kufitare, e mbështetur nga një asistencë e konsiderueshme e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë në programet kundër ekstremizmit të mundshëm, zbatimi ka qenë jo i njëtrajtshëm nga ministritë e ndryshme dhe vazhdojnë të ekzistojnë sfida për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe burimeve të duhura./VOA

Posted Under:
Kronike
Tagged:
DASH Irak Luftëtarë Siria terrorizem

Nga e njëjta kategori

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet më “dysh” nga barrierat mbrojtëse, shpëton turisti

më shumë...

E frikshme, gjarpri futet brenda një biznesi në Fier

më shumë...

Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

më shumë...

Operacioni policor, një i arrestuar dhe një i proceduar pas zbulimit të lëndëve narkotike në Korçë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

2:24

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga...

2:20

Debate mes PS e PD për protestat,...

2:19

Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
  • Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.