Një vjedhje e vecante për nga mënyra sesi ka ndodhur është regjistruar në Peqin.Tregtari Skënder Beqiri 76  vjeç është grabitur nga një çift bashkëshortës, të cilët i kanë marrë nga banesa sende me vlerë të konsiderueshme . Ngjarja ka ndodhur në lagjen Cesmë. Nga veprimet paraprake të kryera rezulton se rreth mesditës në banesën e tij ka shkuar një çift, me pretendimin se gruaja kishte nevoja personale. Ata dyshohet se i ka dhënë për të pirë një shishe me lëng te moshuarit, duke i paralizuar kujtesen. Të hasur në rezistencë nga ana e  76-vjeçarit, ata e kanë lidhur duke e detyruar që të tregonte se ku i mbante paratë. Aktualisht Skënder Zeqiri ndodhet në spitalin rajonal të  Elbasanit. Jashtë kamerave bashkëshortja tregon se se në shtëpi në momentin e grabitjes ka qenë vetëm bashkëshorti kur një vajzë  I ka kërkuar të përdorë tualetin. Pasi ka mbërritur në shtëpi bashkëshortja ka konstatuar situatën e rëndë duke kërkuar ndihmën e fshqinjëve të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.Ndërkohë Policia e Elbasanit  reagoi zyrtarisht per kete ngjarje duke mohuar pretendimet e tregtarit se ai ishte dhunuar. Uniformat blu kane ngritur një grup hetimor  për të gjitha veprimet duke grumbulluar çdo provë të mundshme që do çonte në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njëkohësisht shtetasit i është marrë mostër gjaku për të përcaktuar nëse ka element toksikologjikë si pasojë e konsumimit të lëngut.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë  për veprën penale të ‘’Vjedhjes’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *