Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një video promovuese të turizmit në vend, duke ndarë eksperiencat e turistëve të huaj.
Krahas videos, kreu i qeverisë kujton për të gjithë se vendi ynë është i hapur për vizitorët.
“MIRËMËNGJES dhe me Tiranën e Shqipërinë që është e hapur për turistët, ju uroj një të dielë çlodhëse”, shkruan Rama.
“Më pëlqen shumë këtu, do t’i rekomandoja të gjithë të vinin në Tiranë sepse është vërtet një qytet modern europian”, u shpreh një turiste.





