Subscribe

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli në një deklaratë për mediat këtë të martë për të përditësuar shifrat e numërimit të votave.

 

Ai konfirmoi se 74 mandate shkojnë për Partinë Socialiste, ndërsa bëri me dije se mbi 1.5 milionë shqiptarë kanë votuar. Sipas Celibashit, janë marrë të gjitha masat që numërimi të vijojë i qetë dhe procesi të mos shndërrohet në pazar elektoral.

 

“Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit për 4942 Qendra Votimi të numëruara deri tani nga 5199 që janë gjithsej, është 45.72%, nga 1 milionë e 551 mijë e 921 zgjedhës. Ata pak numërues që janë duke numëruar kanë mirëkuptimin për lodhjen por s’do lejojmë asnjë vonesë gjeneruar për arsye subjektive. Rast pas rasti janë të autorizuar të bëjnë një ndërprerje të numërimit jo më shumë se 8 orë për të nisur me numërimin e fletës së votimit për kandidatët. Për kandidatët fitues KQZ ka marrë masat që ky proces mos shndërrohet në pazar elektoral. Kushdo numërues që do bëjë vlerësim të fletës së votimit të ndryshëm nga sa është përmbajtja e saj do ketë përgjegjësi të rëndë penale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *