Subscribe

Buxheti i vitit 2020 reflekton pasiguritë në rritje të ekonomisë, pasi treguesit janë ndër më pesimistët krahasuar me vitet te fundit.

 

Duke ju referuar shifrave, totali i të ardhurave buxhetore rezulton me rënie në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, duke arritur ne 27.8%, nga 28.5 % e PBB që janë këtë vit. Zëri me pritshmëritë më të ulta është ai i tatimit mbi vlerën e shtuar, treguesi kryesor i konsumit.

 

Por qeveria ka shtrënguar rripin pasi edhe totali i shpenzimeve buxhetore është në rënie. Ajo që të bie në sy është se qeveria vitin që vjen do të shpenzojë më pak për investime publike.

 

Nga 87 miliard lekë që është ky zë me aktin normativ të 2019, vitin që vjen qeveria do të shpenzojë për investime në masën 83 mld leke. Nisur nga kjo pritshëmri buxheti i 2020 nuk parashikon rritje pagash për administratën, madje nuk pritet të ketë as në 2021. Ndërsa është planifikuar një fond vetëm për indeksim pensionesh. 

 

Por zëri i shpenzimeve që njeh më shumë rritje është ai i kontratave me partneritet publik privat. Në total numri kontratave me PPP që do të paguhen për vitin që vjen arrijnë në 13 të tilla ndërsa shpenzimet kapin shifrën e 14 miliard lekëve, me një rritje afro dy fish krahasuar me 2018.

 

Pagesat më të mëdha në këto kontrata do ti marrë koncesioni i rrugës së Arbrit, ai i sterilizimit, ndërsa kontrata e tretë më pagesë të lartë është ajo e skanimit në dogana.      

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *