Ballkani prej disa javësh është bërë  teater i një veprimtarie të ethshme diplomatike për shkak të zhvillimeve në raportet Kosovë-Serbi si dhe referendumit në Maqedoni.

 

Ndërkohë dihet që janë në proces negociatat mes Shqipërisë e Greqisë për një numër çeshtjesh që presin prej shumë kohësh zgjidhje për të stabilizuar marrëdhëniet mes Tiranës dhe Shkupit.

 

Ministri Ditmir Bushati në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Vizion Plus, ka folur rreth pjesmarrjes së tij në OKB dhe referendumit të zhvilluar të dielën në Maqedoni

 

Gjithashtu Bushati ka theksuar dhe faktin se është në bisedime me Greqinë për arritjen e marrëveshjes. Sipas tij akoma nuk ka një datë fikse pasi afatet nuk njihen shumë në politikën e jashtë ato janë thjesht motivuese.

 

“Në këto momente që flasim kemi hedhur disa hapa para që kanë një interes të ndërsjelltë për qytetarët e dy vendeve tona,jemi në një proces bisedimesh serioze, nuk ka ngut as nga pala shqiptare dhe as nga pala greke, nuk është e lidhur me asnjë datë apo çështje specifike, ne do të vijojmë të jemi në tryezën e bisedimeve, duke eksploruar me qetësi rrugët që na çojnë drejt një rruge kompromisi, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe frymës evropiane, sepse Shqipëria dëshiron të jetë vende anëtare e BE-së.”

 

Më poshtë intervista e plotë e ministrit Bushati e dhënë për Vizion Plus:

 

Keni qenë qenë në OKB, një nga takime tuaja atje ishte ai me zotin Kotzias, çfarë po ndodh me negociatat, ato kanë 7 muaj që kanë filluar.

Java e OKB-së është një karosel diplomatik sepse është një mundësi e artë për drejtuesit e delegacioneve dhe minstrat e jashtëm për tu takuar me njëri-tjetrin, në forma të ndryshme apo në formate bilaterale. Një nga këto takime ka qenë dhe dreka që kam pasur me ministrin e jashtëm grek Kotzias, ku kemi marrë në shqyrtim progresin që kemi bërë përgjatë mekanizmit diplomatik. Ju thatë që kemi 7 muaj negociata unë them se kemi 4 vite në diskutime dhe për disa çështje ka disa dekada që po diskutohet është një çështje e cila mbart një problematikë të ngjeshur që daton që tek lufta e Dytë Botërore, kjo është dhe arsye e disa vështirësive përkatëse.

 

Sipas disa burimeve tona, vëmendja e Athinës ka qenë e fokusuar tek Shkupi dhe mendohet se Shqipëria ka qenë paksa në hije?

Natyrisht në politikën e jashtë ka përcaktim prioritetesh dhe në momente të caktuara ka çështje që marrin përparësi, Referendumi në Shkup dhe e ardhmja e raporteve mes Maqedonisë dhe Greqise ka qenë një çështje përparësore, dhe siç dihet në vendin fqinj shqiptarët dhe faktori politik shqiptar luan një rol kritik dhe gjatë gjithë viteve të konfliktit për çështjen e emrin shqiptarët kanë qenë përcaktues dhe të orientuar qartë drejt  anëtarësisë së vendit të tyre në NATO dhe në BE.

 

Z.Ministrër sipas disa informacioneve mediatike çështja e marrëveshjes me Athinën nuk do të arrihet deri në muajin mars?

Afatet janë të rëndësishme në politikën e jashtme, por nuk janë përcaktuese, afatet duhet të jenë motivuese, e rëndësishme është cilësia e marrëveshjeve që ne synojmë të arrijmë. Në këto momente që flasim kemi hedhur disa hapa para që kanë një interes të ndërsjelltë për qytetarët e dy vendeve tona,jemi në një proces bisedimesh serioze, nuk ka ngut as nga pala shqiptare dhe as nga pala greke, nuk është e lidhur me asnjë datë apo çështje specifike, ne do të vijojmë të jemi në tryezën e bisedimeve , duke eksploruar me qetsi rrugët që na çojnë drejt një rruge kompromisi sipas të drejtës ndërkombëtare dhe frymës evropiane, sepse Shqipëria dëshiron të jetë vende anëtare e BE-së.

 

Zoti ministrër nga ngjarjet e fundit në Maqedoni, çfarë pret Shqipëria nga procesi politik atje meqenëse opsionet janë dy, ose në parlament ose në zgjedhje të parakoshme

E para Shqipëria në mënyrë konsistente ka promovuar politikën e fqinjësisë së mirë dhe ka aplikuar në praktikë ato parime të cilat garantojnë një fqinj stabël dhe demokratik. Një Maqedoni evropiane është në interesin edhe të Shqipërisë, jo vetëm të maqedonazve dhe të shqiptarëve që janë dy komunitetet kryesore shtetformuese në Maqedoni. Ne mbështesim marrëveshjen e Prespës dhe dëshirojmë që në bazë të një fryme të gjër politike të arrihen numrat e nevojshëm në parlament në mënyrë që perspektiva Evropiane dhe perspektiva e anëtarësimit në NATO, për vendin tonë të jetë e prekshme. Siç duhet procedurat kanë nisur në samitin e para pak javëve në NATo dhe do të ishte humbje e një shansi historik nga ana e Maqedonisë në rast se marrëveshja e Prespës nuk do të materializohej në Parlament. Referendumi ishte e një natyre konsultative dhe duhet të konsiderohet si i tillë.

 

Z.Ministër do të doja nga ju dhe një koment në lidhje me çështjen e Kosovës, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj ishin në SHBA, të dy  duke lobuar të dy në mospajtim të plotë, çfarë mendoni?

 

Nuk do të ndaja këtë konstatim që ju sapo thatë, presidenti, kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës ishin në një delegacion së bashku duke përfaqësuar Kosovën si një shtet sovran dhe i pavarur. Kosova është në procesin e shtetkonsolidimit demokratik në këtë proces ka disa sfida, dhe në momente të caktuara ka opinione të ndryshme për çështje të ndryshme. Deri diku është normale stadi në të cilën ndodhet vendi.

 

Shqipëria po lobon për për dy vende të rëndësishme në arenën diplomatike. Konkretisht për një vend anëtar jo permanent në këshillin e sigurimit të Kombeve të bashkuara, çfarë synon Shqipëria vendin në vitin 2018 apo 2019?

Ne synojmë që në vitin 2022 të bëhemi anëtar të Këshillit të Sigurimit një vend jo i përhershëm, natyrisht puna jonë ka filluar dhe fushata komunikative, bëhet fjalë për një numër shumë të madh shtetesh me një pjesë të cilën Shqipëria nuk ka kontakte të zhdërvjellta diplomatike prandaj dhe vizitat në OKB janë një mundësi e mirë për të komunikuar zhvillimet në Shqipëri dhe për të demostruar se ulja e vendit tonë në instancën më të rëndësishme të OKB-së do të ishte një vlerë e shtuar duke marrë parasysh kontributin që Shqipëria luan përgjithësisht në rajon. Natyrisht do të jetë një mundësi e mirë për ne për të mësuar më shumë rreth këtij procesi, për të testuar kapacitete tonë reaguese kapacitete tona ndërvepruese me shtete që konsiderohen aktorë në skakierën globale, dhe për të mësuar gjithashtu dhe për të pasur një lexim më të qartë edhe për kontinentet siç është rasti i Afrikës që përgjithësisht është jashtë sferës sonë të veprimit.

 

Kur është jala për synimin e Shqipërisë për të marrë presidencën e OSBE, kjo është një sfidë më e vështirë?

Kjo është një sfidë e cila natyrisht ka një gjeografi më të vogël, por nga ana tjetër për herë të parë Shqipëria synon që nga konsumatore e OSBE të jetë një kontributore e kësaj organizate.

 

Shqipëria e ka tentuar dhe njëherë para 10-vitesh mos gaboj?

Shqipëria e ka testuar,  por asnjëherë nuk i është qasur zyrtarisht një procesi të tillë, është një proces kompleks, sot për sot OSBE-ja duket si i vetmi forum ku aktorë të ndryshëm ku SHBA, Rusia apo vende të tjera ulen në këtë hapësirë dialogu dhe nga ana tjetër do të jetë hera e parë për Shqipërinë që synon të marri drejtimin e kësaj organizate të rëndësishme. Ne kemi një rol më të fokusuar në hapësirën e Mesdheut dhe në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, së bashku me kryesinë aktuale atë italiane jemi duke punuar, shpresoj edhe me kryesinë Sllovake dhe me sekretariatin e OSBE-së për ta bërë të mundur të mundur këtë ambicie dhe së dyti për ta realizuar me sukses këtë ambicje gjatë vitit 2020, janë procese ndërvepruese që besojm se do i shërbejnë dhe ambicjes së vendit për aderim në vitet e ardhshme në Bashkimin Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *