E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për çdo anëtar të familjes, misioni ynë historik është Shqipëria në BE

Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e themelimit të saj me një organizim të posaçëm në Sheshin “Italia” në Tiranë.

Me këtë rast, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi për anëtarët dhe mbështetësit e forcës politike që drejton.

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama uroi çdo anëtar të “familjes së madhe politike” socialiste, ndërsa theksoi se misioni historik i PS-së mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

“MIRËMËNGJES ????
dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë???????????????????? “, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë