Prokuroria e vlorës kërkon burgim të përjetshëm për autorin e masakrës së Selenicës Ritvan Zykajn, i cili vrau 8 anëtarë të fisit të tij.

 

Dosja e hetimeve është mbyllur dhe ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë. Nderkohe, seanca e radhës pritet të mbahet në fillim të muajit mars.

 

Për vrasjen me paramendim te 8 personave ligji parashikon dënimin me jo më pak se 35 vjet burg, deri në burgim të përjetshëm.

 

Tragjedia ndodhi pasditen e 10 gushtit, në fshatin Resulaj të Selenicës ku 24 vjeçari Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinjtë e tij.  Pas masakrës ai tentoi t’i ikte policise, por u arrestua pak ore me vone nga forcat speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *