Zv.kryeinspektor i IKMT, Guri Seferi deklaroi se aksioni “Bregdeti ynë” do të përfundojë në fund të javës, ndërsa njoftoi se deri tani janë shembur 127 objekte pa leje.

 

I ftuar këtë të mërkurë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Seferi tha se pjesa më e madhe e godinave pa dokumentacionin përkatës u konstatuan në: “Ksamil, Velipojë, Kepi i Rodonit, Durrës e Vlorë”.

 

“Janë prishur 127 objekte pa leje, ishin të dokumentuara nga inspektorët e terrenit. Ky aksion do të vazhdojë edhe këto dy ditë, dhe ky aksion do të përfundojë në fund të javës.”

 

Ai hodhi poshtë akuzat e pronarëve se nuk u lajmëruan në kohë.

 

“Unë u kam thënë që në datën 8, të gjithë subjektet janë njoftuar. Ishte një proces që kishte filluar muaj me radhë, ishte lënë kohë që të mbledhin dokumentacioni dhe ta paraqisnin pranë autoritetit.”

 

Seferi shtoi më tej se IKMT është një subjekt që vepron nga 1 janari deri më 31 dhjetor dhe është në aksion gjatë gjithë vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *