Brazili është kthyer në një nga vendet që po vuan më shumë pasojat e Covid 19 gjatë ditëve të fundit.

Vetëm në 24 orët e fundit në këtë vend amerikano-jugor kanë humbur jetën 1179 persona, e tani totali ka shkuar në mbi 18 mijë të vdekur. Brazili ndërkohë është vendi I trete me numrin më të lartë të atyre që janë infektuarf pas SHBA dhe Rusisë.

Në mbarë botën llogariten tashmë mbi 5 milionë të infektuar dhe mbi 324 mijë të vdekur.

Shifra më e lartë e viktimave është 93 mijë e 500 në SHBA dhe ndjekin pastaj Britania me 35 mijë e 300, Italia e mbi 32 mijë dhe Franca mbi 28 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *