Miliona të krishterë ortodoksë në mbarë botën kremtuan Pashkët, duke marrë pjesë në meshat e mesnatës.

Në kishën e Varrit të Shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, mijëra besimtarë morën pjesë në ceremoni. Ata u mblodhën fillimisht në kishën e lashtë, e cila besohet të jetë ndërtuar në vendin ku është kryqëzuar, varrosur dhe ku u ringjall Jezu Krishti.

Në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin iu bashkua besimtarëve mëngjesin e 5 majit në kishën kryesore në kryeqytet, Katedralen e Krishtit Shpëtimtar, dhe mori pjesë në shërbesën e udhëhequr nga kreu i Kishës Ortodokse, patriarku Kirill.

Gjatë shërbesës, Kirill, një mbështetës i fuqishëm i Putinit dhe i luftës në Ukrainë, u lut për mbrojtjen e “kufijve të shenjtë” të Rusisë, duke thënë se shpreson që Zoti do të ndalë “mosmarrëveshjet e brendshme” mes Rusisë e Ukrainës

Ndërkaq besimtarët ortodoksë ukrainas  u mblodhën në katedralen kryesore në Kiev dhe në kisha të tjera në mbarë vendin për të shënuar festën./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *