Gjykata italiane i ka dhënë “OK” ekstradimit të Davide Pecorellit drejt Shqipërisë.

Sipas mediave italiane ka qenë Gjykata e Apelit të Perugias e cila ka dhënë vendimin për ekstradimin e Pecorellit, i cili është dënuar me 4 vite burg nga gjykata e Pukës në prill të këtij viti, pasi inskenoi vdekjen e tij ndërsa ndodhej në vendin tonë.

Ndëkrohë që avokatët e Pecorellit Andrea Castori dhe Massimo Brazzi kanë dekalruar se do të kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit të Peruxhias dhe do të apelojnë në Gjykatën e Lartë kundër ekstradimit.

Kujtojmë që Davide Pecorelli në janar të vitit 2021 për të shmangur borxhet e mëdha financiare që kishte ën Itali, inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri.

Ai i vuri zjarrin një makine të marrë me qera, ndërsa kishte futur brenda mjetit eshtrat e një personi tjetër për ta bërë më të besueshme vdekjen e tij.

Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali), dhe pas ndalimit filloi të trillonte legjenda me thesare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *