E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Obobo! Banorët venë duart në kokë kur gjejnë mes shkurreve trupin e pajetë të riut pas aksidentit në Lushnje

Është gjetur trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar, i cili pësoi aksident mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Trupi i i shoferit i identifikuar me emrin Fabjol Ibraliu është gjetur disa metra larg makinës brenda shkurreve.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se banorët të tronditur nga e gjithë ngjarja vendosën duart në kokë në momentin kur gjetën mes shkurreve trupin e të riut të pajetë.

Mbrëmjen e djeshme mjeti i 21-vjeçarit doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe përfundoi në oborrin e një banesë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Makinës i ka dalë motori jashtë, teksa është dëmtuar edhe trafikndarësja dhe janë thyer disa pemë. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë