Elsa Lila mbyll rrugëtimin në “Ferma VIP”.

Ajo nuk ka qenë fermere, por ka hyrë me mision nga Agai për të prishur rehatinë e pjesës tjetër. Fermerët panë një klip dhe zbuluan rolin e këngëtares për gjatë gjithë këtyre ditëve në fermë.

“Elsa ka qenë e infiltruara e Agait. Ajo ka pasur një mision që në ditën e parë që ka hyrë në fermë”, komunikoi Fjoralba Ponari.

“Më falni shumë për të gjitha gjërat që ju kam bërë. Ju kërkoi ndjesë për gjithë misionet që Agai më ka dhenë, dhe shumë prej tyre nuk i kam bërë nga afeksioni që krijova me ju. Kam kaluar muaj fantastik, por ka ardhur momenti që të ndahemi. E vetmja gjë që më ngushëllon është sepse jemi drejt fundit, edhe shumë shpejt do takohemi jashtë”, tha  Elsa. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *