Nga Merzo Selimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bodrisht, ku  Marianthi Barka, 90 vjeç dyshohet se është rrëzuar nga shkallët e banesës së saj.

Ajo  jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por është rrëzuar duke gjetur vdekjen.

Kjo e fundit është motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji, po në këtë fshat.

Njoftimi:

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Bodrishtë, Dropull, shtetasja M.B., 90 vjeçe, është gjetur e pajetë nga komshinjtë e saj.

Shtetasja M.B., jetonte e vetme dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në një gropë betoni pa ujë që shërbente si ujëmbledhës (ster), që ndodhet në oborr të banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *