Aktori Albano Bogdo ka qenë që prej ditës së hënë në rolin e kryefermerit.

Gjatë këtyre ditëve, aktori nuk ka zgjedhur që të jap urdhra dhe të ndajë detyra, por i la fermerët e lirë të bëjnë çfarë të duan.

Unë u thash para 4 javësh që po u zgjodha kryefermer do i lë të tjerët të bëjnë çtë duan. Kafshët kanë qenë në rregull, shtëpia ka shkëlqyer. Kam pasur besim absolut, as nuk i kam kontroolluar. Gocat dhe çunat janë të shkëlqyer. Kam pasur besim tek Valeri për në stallë”, tha Albano.

Por moderatorja Fjoralba Ponari u vuri në dijeni fermerëve që kur bie gongu, ata nuk zgjohen dhe Albano nuk reagon. Por për këtë, fermerët e kishin një arsye.

Ne nuk e dëgjojmë gongun dhe kush është zgjuar, na zgjojnë dhe bëhet puna brenda fillimit dhe mbarimit të gongut. Kjo ka ndodhur gjithmonë”, tha Ditea.

Të njëjtin mendim ka ndarë edhe këngëtarja Xhesika Polo.

Por aktori Albano Bogdo ka deklaruar se ai ka zgjedhur modelin e Elon Musk, për të lënë të tjerët që ka në varësi të bëjnë çfarë të duan.

Kompanitë më të mëdha e më të suksesshme i lënë punonjësit të bëjnë çfarë të duan. Kështu i lash edhe unë. U bëra një lloj Elon Musk”, tha Albano./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *