Të dhënat që vijnë nga agjentët imobiliarë në treg flasin se në Tiranë nuk gjen më një banese me kushte të mira nën 350 euro qira mujore, ndërsa është e vështirë thuajse e pamundur të gjesh nën 1.000 euro metrin katrorë banesë për shitje. Çmimet në këtë treg në disa raste rezultojnë edhe të mbivlerësuara. Eglent Bici, ekspert i tregut të pasurive të patundshme, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” tregon se cila është zona në Tiranë që sipas tij nuk i  meriton çmimet.

“Pjesa e qendrës së Tiranës ka arritur një lloj piku me çmimet dhe mund të krahasohet me qendrat e vendeve të ndryshme europiane. Unë mendoj që nuk pritet të ketë rritje të mëtejshme në pesë vitet e ardhme në këtë zonë. Ndërkohë zona e mbivlerësuar sipas meje është “Bulevardi i ri”. Kjo zonë ka dhe do të ketë në të ardhmen e afërt një bum ndërtimesh. Ata që kanë investuar më herët dhe e kanë blerë metrin katror me afro 1.500 euro nuk do ta shijojnë, pasi aty infrastruktura nuk do të jetë komode për disa vite. Ndërkohë që çmimet e objekteve të reja nisin nga 1.500-3.000 euro metri katror”,  tha Bici në Vizion Plus.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas ekspertëve ndërtimet e reja po behën edhe më cilësore, ndërkohë që zhvlerësimi i monedhës europiane ka ndikuar në rritjen e çmimeve të ndërtimeve gjatë vitit të fundit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *