Kuqezinjtë nuk mundën të dilnin me pikë mbrëmjen e sotme në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, edhe pse ishim ne që shënuam të parët me anë të Nedim Bajramit.

Duhet theksuar se goli i Bajramit në sekondën e 24-ërt është më i shpejti në historinë e një kampionati europian.

Megjithatë pas këtij goli kuqezinjtë thuajse u zhdukën nga fusha, dhe ishin Italianët të cilët dominuan përgjatë 90-të minutave.

Sipas Soffascore, Nedim Bajrami ka marrë notën më të lartë në kombëtaren shqiptare, duke u vlerësuar me 6.9, ndërsa nga Italia ishte Bastoni i cili u vlerësua me 8.4 dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Ndërkohë që më pak i vlerësuari te Shqipëria ka qenë Armando Broja, i cili është vlerësuar me notën 6.1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *