Subscribe

Në fermë janë ndjerë ethet e finales. “Lufta” mes fermerëve ka nisur se cili prej tyre do të triumfojë.

Roberti u shpreh se Çiljeta dhe Valeri janë dy fermerët më të fortë. Nga ana tjetër, Gloria u shpreh se strategjia e saj është të jetë vetvetja. Dijonis Biba tha se Baby G nuk e sheh në finale.

“Në gjykimin tim vetëm Valeri duhet të jetë në finale. Janë shumë origjinal, njerëz që nuk mërziten, nuk sajojnë situata nga hiçi. Praktikisht jam befasuar nga Çiljeta se njihja shumë pak, pashë një Çiljetë që nuk është fare në lojë. Pashë një Valer që më inspiroi. Janë njerëz të vërtetë ata që s’kanë dëngla. Këta të dy pashë unë, është shumë larg lista për të tjerët”, thotë Roberti.

“Nuk di të bëj strategji fare. Që kur hyra thashë do jem ajo Çili që jam jashtë. Këtu të gjithë e meritojmë finale, janë vajza dhe djemë të mrekullueshëm. Le t’a shijojmë se 100 mijë euro vetëm një fermerë duhet t’i marrë”, deklaroi Çiljeta.

“Unë kam që ditën e parë që them se duhet të bëjmë punët e shtëpisë dhe të fermës, por pa harruar çmimin e madh. Nuk vlejnë 100 mijë euro para humbjes së personalitetit. Puna është e rëndësishme, por duhet të japim edhe mesazhe të bukura për publikun, pse jo të debatojmë. Ditët e fundit nuk dua të humb asnjë moment edhe duhet të jap nga vetja ime”, shtoi Ditea.

“Unë mendoj se të gjithë e meritojnë finale. Kam kaluar një kohë shumë të bukur. Edhe nëse dal sot ose javë tjetër jam shumë e lumtur, por do isha më e lumtur nëse do fitoja”, tha Baby G

“E shoh veten në finale. Duhet të mundohemi pak më shumë, se ajo 6 në fund është shumë e fortë. Të gjithë jemi të fortë. Strategjia ime është të them mendimin tim si e ndiej pa u ngushtuar nga asnjë opinion që thonë të tjerët”, deklaroi Gloria.

“Albani, unë, Renisi jemi finalistët. Jo se nuk dihet kush shkon në finale se mund të ndodhi një sfidë dhe eliminohesh. Ishallah shkojë unë në finale. Nuk më dhimbset asnjë fermerë nëse del. Në finale shoh Çiljetën, Ditean, Renisin, Albanon. Baby G nuk e shoh në finale”, tha Dijonisi. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *