Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi...

Rrëqethëse, gruaja sjell në jetë foshnjën mes rrënojave të...

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani,...

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli...

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

Boshllëk disa miliardësh në buxhet, Gjermania kërkon kursime nga çdo ministri

29 Janar 09:28

Sipas raportimeve në mediat gjermane, në buxhetin e qeverisë së koalicionit në Berlin për vitin e ardhshëm po hapet një boshllëk i ri disa miliardësh. Ministrit gjerman të Financave, Christian Lindner, (FDP) do të duhet të mbushë boshllëkun e miliardave dy shifrorë, sipas mediave. Gazeta “Handelsblatt”, ka publikuar shifra, duke iu referuar qarqeve qeveritare në Berlin.

Sipas saj në buxhetin e vitit 2025 mungojnë 13 miliardë euro. “Boshllëku buxhetor do të jetë dukshëm në nivelin dyshifror”, ka cituar “Handelsblatt” një përfaqësues qeverie. Kurse gazeta “Bild” kishte bërë fjalë për 25 miliardë euro që i duhen buxhetit. Një javë më parë, i ngarkuari për buxhetin tek grupi parlamentar i Unionit CDU/CSU, Christian Haase, kishte bërë të ditur, se kemi nevojën e një kursimi prej rreth 36 miliardë eurosh për vitin 2025. Ende nuk është e qartë se sa do të jetë mungesa buxhetore për 2025-n, sipas tij.

Duhen vendosur prioritete

Pas këtyre njoftimeve vijnë edhe reagimet e para nga politika. Torsten Herbst, politikani liberal për financat, i FPD, partnere e koalicionit qeveritar ka kërkuar për vitin 2025 kursime në të gjithë sektorët. “Çdo ministri tanimë duhet të ofrojë kursime konkrete, projekte të tëra dhe detyra duhet të vendosen në pikëpyetje”, tha Herbst për gazetën “Bild” të shtunën. Nuk mjafton më të mbledhësh, FPD kërkon “vendosje të vërtetë prioritetesh”. Sipas Herbst duhet të ketë dy prioritete, siguria dhe mirëqenia. “Siguri brenda vendit dhe jashtë si edhe mbështetje të ekonomisë dhe lokacionit Gjermani.”

Zëdhënësi i FPD për çështjet buxhetor, Otto Fricke ka theksuar po ashtu për mediat, se edhe ministri i Mbrojtjes, Pistorius duhet “të ndihmojë ministrin e Financave dhe të thotë”, se ku do t’i marrë paratë shtesë. Bundeswehr ndodhet para reformimit të madh pas ndryshimit të politikës gjermane për mbrojtjen dhe fondit 100 miliardësh për ushtrinë gjermane pas fillimit të luftës në Ukrainë. Kurse politikani liberal, Herbst propozoi madje edhe heqjen e ndihmave humanitare për Kinën dhe Indinë. “Shtetet me programe kozmike nuk duhet patjetër të marrin ndihma zhvillimi nga Gjermania”, ka thënë ai për “Bild”. /DW

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Gjermani Kursime ministri

Nga e njëjta kategori

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën 5-vjeçare të 20-vjeçarit

më shumë...

Qëlloi me automatik drejt servisit të celularëve në Babrru, zbardhet ngjarja, 18-vjeçari konflikt me pronarin

më shumë...

EMRAT/ Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, dy të arrestuar, asgjësohen mbi 2000 bimë

më shumë...

E rëndë në Lezhë/ Tentoi të vriste vjehrrën duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:53

E rëndë në Itali, shoku i futet...

10:32

Qëlloi me automatik drejt servisit të celularëve...

10:11

EMRAT/ Goditen dy raste të kultivimit të...

9:47

E rëndë në Lezhë/ Tentoi të vriste...

9:40

Debati për Banjat e Bënjës, Rama nxjerr...

9:23

Rrëqethëse, gruaja sjell në jetë foshnjën mes...

8:59

Mijëra banorë në Zelandën e Re mbeten...

8:31

Rama ndan pamjet: Muzeu i Lundrimit në...

8:24

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord...

8:06

Moti, 27 qershor: Deri në 38°C temperaturat,...

10:26

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe...

9:57

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk...

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

Më të klikuarat

  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.