Subscribe

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson në një fjalim para deputetëve të Kuvendit, tha se Kosova ka përparuar shumë krahasuar me vitin 1999 kur ishte këtu, por tha se të zgjedhurit e popullit duhet të punojnë më shumë në shërbim të qytetarëve të saj. Ministri i Jashtëm britanik foli edhe për sfidat e përbashkëta, si luftën kundër terrorizimit, ekstremizmit, krimit të organizuar. Ai po ashtu përmendi grupet kriminale shqiptare në Britani, e që janë problem për vendin.

“Ne Britani ne kemi nje problem te madh me bandat shqiptare dhe duhet te kemi nje bashkëpunim me te mire rajonal per t’i luftuar ato. Ne duam qe Kosova te jete nje pike referimi per paqe dhe stabilitet. Por qe tia dilni mbare duhet te luftoni krimin e organizuar, korrupsionin dhe çdo fenomen tjetër negativ.” 

Johnson ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai tha se e di se kjo është e vështirë pasi ende ka dhimbje nga e kaluara, por sipas tij, përmirësimi i raporteve Kosovë-Serbi, është në dobi të dy shteteve. Ministri i Jashtëm ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke kërkuar bashkëpunim te gjithë klasës politike dhe lidershipit te Kosovës me kete institucion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *