Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon t’i vendosë...

Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale dhe negociatat...

Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që humbi...

Takimet e Ramës në Pogradec, zbardhen fjalët e ministrave...

Irani i përgjigjet SHBA: Jemi gati. Përshkallëzohet përplasja ekonomike...

“Rama ka humbur çdo legjitimitet”, Berisha: Takimet në Pogradec,...

Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku: Zhvlerësimi i...

Një nga grabitjet më të pazakonta të bankës në...

BE përgatitet të ndryshojë procesin e zgjerimit, Marta Kos...

SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës ushtarake kundër...

Harroi tapën në vesh, burri mendoi se kishte humbur dëgjimin për 5 vite

25 Gusht 10:33

Një burrë nga Weymouth, në Dorset të Anglisë, mendonte se po humbiste dëgjimin, por zbuloi se shkak për problemet e tij ishte një pjesë e vogël e një tape veshi  që kishte mbetur e bllokuar në vesh për plot pesë vjet.

Wallace Lee, veteran i Marinës Mbretërore, ia kishte atribuar përkeqësimin e dëgjimit viteve të punës në industrinë e aviacionit, ku ishte ekspozuar ndaj zhurmave të forta, si dhe dëmtimeve të vjetra nga rugby. Me kalimin e kohës, edhe bashkëshortja e tij kishte vënë re se dëgjimi i tij ishte dobësuar.

Pasi bleu një pajisje të vogël për ekzaminimin e veshit në shtëpi, Lee vuri re një objekt të bardhë brenda kanalit të veshit. Ai beson se pjesa kishte mbetur aty që nga një udhëtim me avion në Australi, rreth pesë vite më parë, kur kishte përdorur tapa veshi me pjesë të ndryshme për të reduktuar zhurmën gjatë fluturimit.

Mjeku ORL që e trajtoi u përpoq fillimisht ta hiqte objektin me thithje, por ai ishte ngjitur fort për shkak të grumbullimit të dyllit të fortësuar. Në fund, mjeku përdori instrumente të posaçme dhe arriti ta nxirrte. Lee përshkroi momentin si një “lehtësim të menjëhershëm”, pasi sapo u hoq bllokimi, ai mundi të dëgjonte përsëri qartë gjithçka rreth tij.

“Papritur mund të dëgjoja gjithçka në dhomë. Ishte sikur mjegulla që kisha në kokë për gjithë ato vite u zhduk,” tregoi ai, duke shtuar se përjetoi ndjesinë sikur po dëgjonte sërish normalisht për herë të parë.

Kirurgu ORL Neil De Zoysa tha për BBC se kontrolli i veshëve me pajisje në shtëpi zakonisht nuk pritet të shkaktojë dëme serioze, por paralajmëroi njerëzit të mos përpiqen të heqin vetë objekte të huaja nga kanali i veshit. Një veprim i tillë mund të shkaktojë infeksion ose dëmtime dhe ta komplikojë më tej situatën.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Burri e harroi tapa veshi

Nga e njëjta kategori

Zjarr dhe tym, mjeti i tonazhit të rëndë merr flakë në afërsi të Laçit

më shumë...

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon t’i vendosë viza Rusisë

më shumë...

Tragjike/ Roja i plazhit hyn në det për të shpëtuar çiftin, nxjerr në breg gruan, por mbytet bashkë me burrin

më shumë...

Shtohen pickimet nga insektet, mjekët në Belsh: Bëni kujdes gjatë punëve në bujqësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:22

Hapet thirrja për 300 kredi me 0%...

3:20

Zjarr dhe tym, mjeti i tonazhit të...

3:12

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon...

3:04

Mjekët: Jo alarm për Virusin e Nilit....

2:50

Tragjike/ Roja i plazhit hyn në det...

2:45

Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale...

2:43

Shtohen pickimet nga insektet, mjekët në Belsh:...

2:34

Shisnin drogë në Dhërmi, arrestohen dy të...

2:27

Zjarret në vend, 5 vatra aktive, vijojnë...

1:51

Rrezikoi pushuesit, 500 000 lekë gjobë për...

1:45

Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari...

1:31

Takimet e Ramës në Pogradec, zbardhen fjalët...

1:21

Parandalohet ngjarja e rëndë në një lokal...

1:15

Njëri kundërshtoj efektivin me dhunë, tjetri theu...

1:11

Irani i përgjigjet SHBA: Jemi gati. Përshkallëzohet...

12:59

Opozita: Kurti, Uzurpator i qeverisë. PDK dhe...

12:47

Gjendet drogë tek “313”, kokainë dhe hashash...

12:30

“Rama ka humbur çdo legjitimitet”, Berisha: Takimet...

12:17

Me maskë e doreza, hajdutët të organizuar...

11:48

Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku:...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Aksidenti me dy viktima në Golem, motori u përplas me bordur...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.