Subscribe

“BookLand” apo toka e Librit është hapësira më e re kushtuar mikut më të mirë të të gjitha kohërave.

 

Për të gjitha ata që duan të arratisen për disa orë nga zhurma dhe realiteti, “BookLand” është shumë pranë: tek Galeria ETC, në katin e tretë.

 

Në shtëpinë më të re të librit do të gjeni autorët më të mirë për fëmijë dhe të rritur, të përzgjedhur  me kujdes,  në shqip dhe gjuhë të huaj por edhe një hapësirë të gjerë dhe komode për lexuesin besnik.

 

Pas më shumë se një orë lexim, të gjithë kemi nevojë të relaksojmë shikimin, ndaj edhe dizajni i ambientit është i tëri në funksion të lexuesit. Fasadat e Xhamit jo vetëm  që mundësojnë çlodhjen syrit, por edhe dritën natyrale.

 

Nëse doni që të lexoni dhe në të njëjtën kohë të konsumoni diçka të shpejtë, në “BookLand” do të gjeni një verandë të këndshme dhe të qetë.

 

Edhe për lexuesit e vegjël “BookLand” ofron një hapësirë të dedikuar tërësisht ekologjike  e  cila është integruar dhe përshtatur që të vegjlit jo vetëm të lexojnë por edhe të nxisin kreativitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *