E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Biznesi VIP: Mjaft me aksione!

Sipërmarrësit e mëdhenj janë të pakënaqur me aksionet e njëpasnjëshme të qeverisë në betejën e saj kundër informalitetit. Dhoma Amerikane e Tregtisë ishte e qartë në mesazhin e saj kundrejt administratës fiskale, teksa kërkoi më shumë profesionalizëm dhe më pak arrogancë nga tatimorët.

 

Këto shqetësime, bizneset e dhomës amerikane i bënë të ditura gjatë një takimi me drejtoren e drejtorisë VIP në administratën tatimore. Përfaqësues të tatimeve thanë se kontrollet fiskale, do të fokusohen në sektorë të veçantë dhe se aksioni do të zgjasë 3 muaj.

 

Reklamë

Kjo është hera e tretë  brenda dy viteve kur sipërmarrësit përfshihen nën ethet e kontrolleve bazuar në aksione. Grupet e punës fokusohen jo vetëm tek verifikimet direkte ne zyrat e biznesit, por edhe duke realizuar kontrolle online nga tatimet. Nga të dhënat e deritanishme, bilanci është: 720 subjekte të kontrolluar nga zyrat e tatimeve dhe 1400 të tjerë ne terren.

 

Më shumë video

Reklamë