Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e kalimtare, por pa reshje shiu. Temperaturat do të vijojnë rritjen, duke sjellë një tjetër ditë të nxehtë në të gjithë vendin.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39°C në Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Tiranë, ndërsa deri në 38°C në Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me drejtim juglindje, me shpejtësi rreth 7 m/s. Në bregdet, zonat malore dhe lugina, era do të fitojë herë pas here shpejtësi deri në 14 m/s.
Në zonat bregdetare, valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.
/vizionplus.tv





