Subscribe

“Policia e Shtetit e zbaton ligjin në mënyrë selective”, kështu u shprehën drejtuesit e disa bizneseve në zonën e Lungomares në Vlorë, të cilët protestuan për mbylljen e punës së tyre pas mesnatës dhe muzikën pas orës 22:00.

Gjatë tubimit të zhvilluar para Drejtorisë së Policisë, biznesmenët u ankuan se këto kufizime po i dëmtojnë ekonomikisht.

Përfaqësuesit e bizneseve u kërkojnë autoriteteve që deri të dielën të merret një vendim, në të kundërt ata thonë se do të mbyllin lokalet dhe njësitë tregtare.

Kërkesa të ngjashme si në Vlorë janë bërë nga tregtarët edhe në Durrës apo zona të tjera bregdetare.

Baret dhe restorantet ishin ndër më të prekurit gjatë kohës së pandemisë, pasi në më të shumtën e kohës qëndruan të mbyllura. Me heqjen e kufizimeve të mëdha, biznesi po përpiqet të rikuperojë humbjet, sidomos gjatë sezonit veror për shkak edhe të fluksit të turistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *