Subscribe

2019 duket se do të jetë viti i parë ku në Shqipëri do të prodhohet energji nga dielli. Kërkesat nga bizneset që synojnë të reduktojnë faturën e energjisë elektrike nëpërmjet burimeve të tjera alternative janë të larta.

 

“Janë e impiante të një fuqie prej 2 megavat, për të cilin është ministri ai që lëshon autorizime për ndërtimin e tyre. Deri janë 10 të tilla të cilat kanë nisur nga puna për ndërtimin e tyre.”

 

Por ministria thotë se në shtator pritet të hapet një ankand ndërkombëtar për ndërtimin e një impianti me fuqi deri në 100 megavat, niveli ky më i larti në rajon. Është zgjedhur që ky impiant të jetë në zonën e Akërnisë në Vlorë, për shkak të lidhjes edhe me rrjetin e energjisë.

 

Interesi për sistemet fotovoltaike ka qenë i madh, por kryesisht nga subjekte që kërkojnë zgjidhje për sisteme mbi 2Mw, fashë që përkon dhe me vendimmarrjen e qeverisë për blerjen e energjisë nga këto sisteme me 100 Eur/Mwh. Me fuqi më të ulët se kaq interesi është më i vogël për shkak individët konsumojnë energji pas orës 17.00 të pasdites, orar që nuk përkon me prodhimin e sistemeve fotovoltaike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *