Shtabi i emergjencave në qytetin turk të Izmirit i ka dhënë fund kërkimeve nën rrënojat që la pas tërmeti shkatërrimtar i datës 30 tetor.

 

114 persona humbën jetën ndërsa 107 të tjerë u nxorrën të gjallë nga rrënojat.

 

Vogëlushja katër vjecare Ajda Gezgin ishte mes atyre që ia dolën mrekullisht.

 

Ajo u gjet në atë që quhet trekëndëshi i jetës, pas 91 orësh nën rrënoja.

 

Më shumë se një mijë persona mbetën të plagosur por vetëm 200 prej tyre vijojnë të trajtohen në spitale.

 

Të pastrehët janë vendosur në cadra të përkohëshme ndërsa ndërtimi i banesave të reja sipas autoriteteve pritet të përfundojë brenda një viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *