Subscribe

Nga testimet e kryera në orët e fundit, 15 persona rezultuan mbartës të virusit. Në listën e 259 personave të dyshuar si të infektuar ishin edhe  36 bluza të bardha, të cilët rezultuan negativ.

Rastet e reja janë gjurmuar në gjashtë qytete të vendit. Analizat e 24 orëve të fundit nuk kanë identifikuar asnjë të infektuar në Krujë, që në ditët e fundit u shndërrua në një vatër të rrezikshme.

Nëntë të shëruarit e fundit e çojnë përqindjen e personave që e kanë fituar betejën më infeksionin në 58 për qind.

Numri i pacientëve në gjendje të rëndë shëndetësore, në Covid një dhe dy është tetë.

Shifrat tregojnë se nga mbi 6 mijë të testuarit, vetëm 10 për qind e tyre kanë rezultuar mbartës të virusit. Tirana kryeson listën me 285 raste, e ndjekur nga Shkodra me 103 dhe Kruja me 65.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *