Subscribe

Kush mendoi se Berisha i doli kundër Lulzim Bashes, ne fakt gaboi. Ish-kryetari i PD Sali Berisha dhe kryetari Lulzim Basha kur u pyeten nga gazetaret per situatën ku ndodhet ne PD, folën ne nje gjuhe duke shmangur komentet per opozitën, e duke theksuar se prioritet është beteja kundër mazhorances.

 

 “Për shqiptarët çdo ditë që kalon bëhet më e qartë se asgjë nuk ka ndryshuar. Gjërat do të shkojnë keq e më keq sa kohë që vendi të qeveriset nga Edi Rama me një kabinet fasadë, që është bërë si agjenci ekskursionesh. Dhe prapa kësaj fasade do të vazhdojë vjedhja e shqiptarëve, do të vazhdojë gjakpirja, do të thellohet papunësia, shëndetësia në kolaps, arsimi në ditën më të zezë.”

 

Basha theksoi se ne asnje rast nuk duhet tërhequr vëmendja nga e keqja e madhe e vendit qe është qeveria Rama.

 

Të tjerat janë çështje që na takojnë si Parti Demokratike, i diskutojmë brenda Partisë Demokratike, sigurisht me transparencë maksimale para medias dhe qytetarëve. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të heqim vëmendjen nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet ku asgjë nuk ka ndryshuar. Një gjë është e sigurtë, Partia Demokratike nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara, për t’u bashkuar me qytetarët, për t’u ofruar më të mirën dhe kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, por po kështu të vërtetë dhe që i shkon për shtat interesave të qytetarëve dhe jo interesave individuale të askujt, as të miat individuale, dhe të askujt tjetër”.

 

Nje dite me pare ish-kryetari i PD Sali Berisha ne nje interviste nxori ne pah disa probleme; duke filluar nga hartimi i listave per deputet duke përmendur përjashtimin e figurave e anashkalimin e strukturave, si dhe akuzoi personat qe këshilluan Bashen ne fushate elektorale si këshilltarë mizerabel.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *