E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Bella Hadid po mundohet të jetë femër

Pas kaq shumë muajsh më në fund modelja Bella Hadid arriti të marrë veten nga ndarja me The Weeknd. Gjendja e saj emocionale duket se është më e stabilizuar dhe modelja po bën gjënë më të mirë që mund të bëjë një njeri, ajo po fokusohet te vetja.

 

 

Në intervistën e saj të fundit për prestigjozen Porter, Hadid shprehet: “Në të vërtet po përqëndrohem më shumë tek vetja ime, puna dhe të qenurit më e mira e mundshme. Në fakt, nuk është se shqetësohem për atë që mendojnë meshkujt për mua, unë vetëm po përpiqem të jem një femër.”

Reklamë

 

 

Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd qëndruan bashkë për një vit e gjysmë, derisa vendosën të ndaheshin nëntorin e 2016-ës, për shkak të axhendave të ngarkuara. Që nga ai moment modelja nuk ka dal me askënd, përkundrazi u tregua e hapur në intervistat e dhëna duke pranuar se po e vuante shumë ndarjen nga këngëtari. Kurse The Weeknd nuk humbi kohë. Ai vrapoi menjëhere në krahët e Selena Gomez me të cilën ende po shijon lidhjen i lumtur.

 

 

Një burim pranë 20-vjeçares, u shpreh se ajo po refuzon shumë meshkuj, duke shpjeguar edhe arsyen: “Bella e di që nuk është gati, do t`i duhet kohë dhe ajo e pranon këtë fakt. Tani s’ka nevojë të qëndrojë e lidhur pas askujt tjetër veç vetes dhe familjes.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë