Kriza e migrantëve vijon të mbetet një mollë sherri për Italinë ndërsa një tjetër anije me 150 persona në bord gjendet në ujrat e mesdheut prej 2 javësh pasi vendi fqinj u ndaloi hyrjen në territorin e tij. Ndryshe nga herët e tjera, komisoni i ri europian ka reaguar me masa konkrete duke marrë përsipër shpërndarjen e migrantëve.

 

Shumë prej tyre kanë shfaqur shenja të paqëndrusehmërisë psikologjike për shkak të qëndrimit të gjatë në det dhe disa të tjerë kanë patur probleme shëndetësore.

 

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte bëri të ditur se migantët do të shkojnë në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe Luksemburg. Ai gjithashtu sulmoi ministrin e brendshëm Matteo Salvini duke e akuzuar si të padrejtë dhe të fiksuar në cështjen e refugjateve.

 

Disa ditë më parë Matteo Salvini u tërhoq nga koalicioni qeverisës dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme. Por pala tjetër në koalicion, Lëvizja 5 Yjet, mbetet e palëkundur. Lideri i saj Luigi di Maio nuk pranon të shkojë në zgjedhje dhe i bëri thirrje Salvinit të tërheqë ministrat e Lega Nord nga qeveria.

 

Ndërsa vendi gjendet në një krizë politike, fjalën efundit e ka parlamenti, ku deputetët pritet të shprehen nëse do të votojnë mosbesimin e Kryeministrit Conte apo do t’i japin mbështetjen një qeverie, pa Lega Nordin e Matteo Salvinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *