Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun...

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg...

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve...

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në...

Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League

BE: Çdo vendim për ndërtim urash mbi Ibër duhet të merret me përfshirjen e të gjitha komuniteteve

20 Qershor 16:18

Një zëdhënës i Bashkimi Evropian ka thënë të premten se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër – i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

Autoritetet kosovare synojnë t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi të enjten një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura.

Siç shihet në fotografitë e publikuara, urat e reja do të ndërtoheshin në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, të arritur në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“BE-ja nuk është në dijeni të këtij projekti dhe as nuk është e përfshirë në të”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të bllokut për Radion Evropa e Lirë.

Ndërtimi i dy urave të reja mbi Ibër është planifikuar në bazë të një memorandumi bashkëpunimi midis Ministrisë së Infrastrukturës së Qeverisë së Kosovës dhe komunave të Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Të mërkurën, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se nënshkroi një “memorandum për mbështetje të projekteve të infrastrukturës midis Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të dy komunave me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Ariana Tahiri, në prani të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai tha se kjo po bëhet “për një qytet më të lidhur, funksional dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – reagoi një ditë më parë, ndër të tjera, edhe lidhur me ndërtimin e këtyre dy urave, duke thënë se Kurti “po e zbaton me shpejtësi dhe pa asnjë fshehje planin për spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.

Ura kryesore mbi Ibër, e cila e ndan Mitrovicën në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore me shumicë serb është e hapur vetëm për këmbësorët.

Njoftimi i Qeverisë së Kosovës në korrik të vitit të kaluar se planifikon ta hapë këtë urë për trafik ngriti tensione dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është i vendosur në këtë urë. KFOR-i i tha Radios Evropa e Lirë asokohe se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian.

Në të kaluarën, Bashkimi Evropian gjithashtu kujtoi se çështja e hapjes së urës ishte tema e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se për këtë arsye të gjitha vendimet duhet të merren brenda dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
BE kosove Ure Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun dhe Arsenalin

më shumë...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

më shumë...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e “vulos” me perlë

më shumë...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez tregon çfarë ndodhi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

10:55

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i...

10:41

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

10:29

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:45

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e...

9:33

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni,...

9:12

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe...

9:10

Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të...

9:01

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin...

8:57

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen...

8:22

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa...

8:19

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet...

8:11

Nojer gati të vendosë një rekord në...

8:00

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës...

7:39

Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon Albin Kurtin në...

7:22

Bylykbashi: Pesë vitet e 9 shtatorit

7:20

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:09

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa...

6:53

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.