E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Bllokohet “Rolls-Royce” në Lezhë, nis hetimi pasuror për pronarin që jeton në Britani

Policia e Lezhës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me fokus evidentimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtari kriminale.

Gjatë kontrolleve në qytetin e Lezhës, policia ka ndaluar dhe verifikuar një automjet luksoz tip “Rolls-Royce”.

Reklamë

Strukturat e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë kryer verifikime mbi origjinën e automjetit, historikun e blerjes dhe shitjes, pronësinë, si dhe burimin e të ardhurave me të cilat është blerë.

Në përfundim, automjeti është bllokuar për mungesë dokumentacioni, ndërsa ndaj pronarit, shtetasit me inicialet F. M., banues në Mbretërinë e Bashkuar, ka nisur hetimi pasuror.

Policia bën me dije se kontrollet ndaj automjeteve luksoze do të vijojnë, me qëllim evidentimin e pasurive me burim të dyshuar kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë