Presidenti Donald Trump tha se lufta me Iranin nuk pritet të përfundojë para zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor. Ai paralajmëroi sulme të reja ndaj zonave ku zhvillohet programi bërthamor iranian.
“Mendoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve. Sepse ata nuk mund të rezistojnë më. Ata mezi presin të ndikojnë në zgjedhje, në mënyrë që ne të mund të sjellim një grup të mirë e të dobët njerëzish atje, t’i lëmë rehat dhe t’i lejojmë të kenë armët e tyre bërthamore. E tëra çfarë duan është një armë bërthamore. Dhe nëse do të kishin një armë bërthamore, e gjithë bota është në telashe të mëdha”, tha Trump.
Trump paralajmëroi sulme edhe ndaj Malit Pickaxe një zonë e fortifikuar pranë impiantit të pasurimit të uraniumit në Natanz të Iranit. Ai theksoi se SHBA do të përgjigjen fuqishëm ndaj çdo veprimi agresiv të republikës islamike.
Gjatë fjalës në konventën republikane, Trump propozoi një shpërblim prej 5,000 dollarësh për çdo të rritur amerikan në rast se partia e tij fiton zgjedhjet e Kongresit në nëntor. Ky premtim, me një kosto të mundshme mbi 1 trilion dollarë, kërkon miratimin e Kongresit dhe aktualisht mbetet e paqartë në aspektin ligjor dhe praktik.
“Nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e Shteteve të Bashkuara, për shkak të forcës dhe suksesit tonë të jashtëzakonshëm ekonomik, unë do të lëshoj një divident për çdo qytetar të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 5,000 dollarësh. I vetmi kusht që kam është se dividendi që po fitojmë duhet të shpenzohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Presidenti.
View this post on Instagram
Ndërkohë, pas këtyre deklaratave çmimet e naftës Brent kanë shkuar mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa trafiku në Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Kuq është ndërprerë për shkak të sulmeve të ndërsjella midis SHBA-së dhe Iranit.





