E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht për anëtarësimin në BE, duhet proces gjithëpërfshirës

Komisioni Europian kërkon që reforma territoriale të kalojë nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës.

Në një deklaratë për Vizion Plus, Komisioni Europian sqaron pozicionin e Brukselit në raport me ndarjen e re territoriale me 46 bashki që pritet të miratohet në muajin tetor.

Reklamë

Komisioni vë në dukje se reforma territoriale nuk është kusht për procesin e anëtarësimit në BE, por Brukseli pret që ajo të marrë parasysh qëndrimet e të gjitha palëve, vecanërisht të qytetarëve që preken nga kjo reformë.

“Reforma territoriale nuk është një kërkesë për anëtarësimin në BE.

Reklamë

Çdo reformë duhet të zhvillohet përmes një procesi gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh pikëpamjet e të gjitha forcave politike dhe palëve të interesuara në Shqipëri, veçanërisht të komuniteteve lokale”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian për Vizion Plus.

Në fundin e muajit korrik Partia Socialiste depozitoi në Kuvend projekligjin për ndarjen e re territoriale të vendit me 46 bashki.

Drafti është kundërshtuar nga opozita si dhe nga pjesa dërrmuese e banorëtve të 15 bashkive që do të shkrihen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë