Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së takohet...

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar nuk duhet...

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar...

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë...

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi i frikshëm...

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht...

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkëshortëve, kishin...

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan,...

Një gol më shumë, 21 më pak! Ronaldo i...

Ukraina godet objektet ruse të gazit, dronët fluturojnë 3...

Sadushi: Pavarësia e gjyqësorit nuk negociohet, zhbllokoni pagat e gjyqtarëve dhe administratës

10 Shtator 10:38

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, duke e cilësuar situatën si një çështje që prek drejtpërdrejt pavarësinë e gjyqësorit dhe rendin kushtetues.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të gjyqtarëve të Republikës, Sadushi deklaroi se bllokimi i pagave pas vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të trajtohet thjesht si një problem financiar apo administrativ.

“Pavarësia jonë nuk matet vetëm kur marrim vendime të vështira, por matet edhe në mënyrën si reagojmë kur vetë institucioni vihet në vështirësi”, u shpreh Sadushi, duke theksuar se gjyqësori duhet të reagojë në mënyrë të përbashkët, institucionale dhe brenda kuadrit kushtetues.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një përplasje mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, por për respektimin e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk është garë force ndërmjet pushteteve, por provë e forcës së Kushtetutës mbi secilin prej tyre”, tha kryetari i Gjykatës së Lartë.

Sadushi ngriti pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si duhet të trajtohen pagat pas datës 31 korrik 2026, kur përfundoi afati për ndryshimet ligjore. Ai argumentoi se një normë e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese nuk mund të rikthehet përmes mosveprimit dhe se mungesa e një rregullimi të ri nuk mund të çojë në pezullimin e garancisë kushtetuese për pagën e gjyqtarëve.

“E drejta e gjyqtarit për pagë nuk lind nga buxheti. Ajo buron nga Kushtetuta dhe ligji”, deklaroi Sadushi, duke shtuar se nëse fondet nuk janë planifikuar, zgjidhja duhet të jetë rishpërndarja apo rishikimi i buxhetit dhe jo pezullimi i detyrimeve.

Një pjesë të veçantë të fjalës së tij ai ia kushtoi administratës gjyqësore, e cila, sipas tij, ka mbetur pa paga pavarësisht se punonjësit nuk janë palë në konfliktin institucional.

“Administrata gjyqësore nuk mund të mbajë pasojat e një mosmarrëveshjeje që nuk e ka krijuar”, u shpreh ai, duke kërkuar që pagat e punonjësve të zhbllokohen menjëherë.

Sadushi theksoi se pagat nuk mund të përdoren si instrument për të ndikuar mbi gjyqësorin dhe se kjo garanci nuk mbron vetëm gjyqtarët, por edhe qytetarët që presin një drejtësi të pavarur.

“Nuk mund t’i kërkosh gjyqtarit pavarësi dhe ta trajtosh statusin e tij si të negociueshëm”, tha ai.

Në përfundim, kryetari i Gjykatës së Lartë kërkoi ekzekutimin e detyrimeve financiare të prapambetura, përfshirë diferencat që lindin deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri, si dhe zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje përmes mjeteve kushtetuese dhe ligjore.

“Kushtetuta nuk negociohet. Vendimi përfundimtar nuk negociohet. Ai zbatohet”, deklaroi Sadushi.

Ai bëri thirrje për respektimin e ndarjes së pushteteve dhe për rikthimin e dialogut institucional, duke theksuar se nga një konflikt mes institucioneve nuk fiton askush.

“Humbet qytetari, humbet drejtësia dhe, në fund, humbet vetë shteti”, përfundoi kryetari i Gjykatës së Lartë.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Sokol Sadushi

Nga e njëjta kategori

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së takohet me Gazment Bardhin

më shumë...

Ngërçi i pagave, gjykatat në “bojkot”! Durrësi, Berati dhe Fieri ofrojnë vetëm shërbime urgjente

më shumë...

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar nuk duhet të nënkuptojë një qytetar më të pambrojtur

më shumë...

Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashkëshortin për kultivim droge

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

E ngarkuara me punë e Ambasadës së...

11:15

Ngërçi i pagave, gjykatat në “bojkot”! Durrësi,...

11:09

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar...

10:55

Emra modernë dhe unikë për vogëlushin ose...

10:53

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor...

10:43

Kush është “gruaja e bletëve”, që u...

10:38

Sadushi: Pavarësia e gjyqësorit nuk negociohet, zhbllokoni...

10:33

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton...

10:25

Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve për pagat,...

10:09

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi...

10:08

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus:...

10:05

Shpërthimi në karburantin “Eida” ende pa version...

10:01

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i...

9:54

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan...

9:51

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të...

9:48

Një gol më shumë, 21 më pak!...

9:47

Ukraina godet objektet ruse të gazit, dronët...

9:37

Beteja e fundit! Gjyqi ndaj Thaçit, nisin...

9:22

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë...

9:15

Banorët e Marinzës sërish protestë kundër “Bankers...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.